Abdylmenaf Bexheti: Këtë vit akademik do të regjistrohen një numër më i madh i studentëve

Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexdheti tregoi rreth programeve studimore në këtë universitet duke thënë se ka interes të madh për këtë vit dhe drejtime me programe të reja studimore.

”Kemi informuar në mënyrë burimore për ofertat tona akademike, kryesisht të programeve studimore, të fakulteteve dhe njëkohësisht edhe sistemit të menaxhimit dhe administrimit të studimit. Target janë maturantët, normalisht frekuenca e madhe flet për interesin permanent të UEJL-së. Ne jemi të kënaqur me rritjen e interesit sepse ne ofrojmë edhe dy programe të reja, programi i sapo akredituar i politeknikut përfshirë studimet 3-vjeçare” – tha Abdylmenaf Bexheti. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share