Abdyli: Evropa dhe Amerika Latine deri tani kanë sunduar futbollin, Reshat Ibrahimi: Mos u habisni nëse Japonia e fiton ”Qatar 2022”

Në emisionin Mundo Klan, Salim Abdyli antarë i KD të FFM-së tha deri tani ka sunduar Evropa dhe Amerika latine me futboll, ndërkaq gazetari Reshat Ibrahimi tha se mos u habisni nëse Japonia fiton botërorin.

”Përpos Evropës dhe Amerikës Latine deri tani kampion bote nuk ka pasur, pra në këto dy kontinente futbolli është tepër i zhvilluar. Nuk i dihet ndoshta në një te ardhme mund të ndryshojnë gjërat” – tha Salim Abdyli anëtarë i KD të FFM-së.

Gazetari Reshat Ibrahimi tha se ai ndjekë çdo ditë Mundo Klanin dhe se në fillim i kishte ngelur në mendje parashikimi i gazetarit të Klanit, Shaban Sinani i cili kishte thënë se edhe Japonia mund të befasojë, Ibrahimi tha se këtë botëror gjithçka është e mundur se edhe ekipi japonez mund të arrijë në finale dhe të bëhet kampion. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share