Abdush Demiri është kandidati i opozitës shqiptare për anëtar të KSHZ-së, përcjell KlanM. Këtë e ka deklaruar sonte Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike të sapoformuar në emisionin Top Tema
Ai ka shpjeguar se anëtari i mëparshëm i KSHZ-së është ministri aktual, Krenar Lloga, prandaj ata si opozitë, sipas tij, kanë kandidatin e tyre që i plotëson kushtet dhe që do të kandidojë në shpallje.
Kjo ulëse në KSHZ duhet të plotësohet sa më shpejt për të ndalur spekulimet se qeveria po përgatit zgjedhje të padrejta.
“Vetë fakti që është kërkuar mendim nga një komision në Kuvend për të përcaktuar se kujt i takon ajo ulëse do të thotë se po përgatitet një skenar”, tha Mexhiti. Sipas tij, synimi është që ata të jenë jashtë fushatës mediatike dhe të mos kenë anëtarë në komisionet zgjedhore./KlanMacedonia