Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të udhëtojë të dielën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e ka bërë të ditur për Teve1.info, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
Sipas saj, gjatë kësaj vizite, Abdixhiku do të zhvillojë takime me zyrtarë institucional të SHBA-së, senatorë e kongresmenë.
“Kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diel për në ShBA, për një vizitë një-javore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë institucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera”, tha Halimi.