Abdixhiku: “Rruga e Re” ka nisur, përbashkimi është detyrim i secilit në vend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “Rruga e Re”, ka filluar dhe se e ka nisur këtë angazhim duke thënë se duhet një rizgjim kolektiv për rrugën që Kosova duhet ta bëjë.

Abdixhiku tha se rrugët e deritanishme po e mbajnë vendin peng në të shkuarën, e assesi nuk po ndërtojnë të ardhmen, teksa shtoi se “pushteti po na ndanë, po na përçanë e po na lë në të njëjtin vend”.

“Përplasjet na vijnë çdo ditë, krizat po aq shpesh, e ne jemi shndërruar spektatorë të fatit tonë teksa njerëz me plot urrejtje a pa vullnet për punë vendosin për ne”.

“Dhe mes betejave përplasëse mbi të kaluarën, mbi polarizimit të skajshëm shoqëror, mes sharjeve e ofendimeve, ndarjeve e përçarjeve, unë zgjedh një rrugë të re”.

“Një drejt së ardhmes që sot po na rrëshqet pakthyeshëm. Në katër takimet e fundit, kam takuar dhe gazetarë, ligjërues, anëtarë të shoqërisë civile e ndërmarrës kosovarë”, tha Abdixhiku përmes një video-mesazhi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në këto takime, ai ka parë jo vetëm shqetësimin që të gjithë bashkërisht e kanë për fatin e Kosovës, por edhe vullnetin për ta ndryshuar politikën rrënjësisht.

“Sot, përbashkimi me Rrugën e Re është detyrim i secilit në vend. I mjekëve, mësuesve, punëtorëve, ndërmarrësve, studentëve e vet popullit të Kosovës që rrugën e paqes, zhvillimit e vet mirëqenies duhet ta përcaktojë në këtë moment”.

“Nuk do të ndalemi. Do t’i vazhdojmë takimet, do të vazhdojmë unifikimin tonë, si dhe do të vazhdojmë shpalosjen e ideve konkrete në programin e Rrugës së Re”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se pavarësisht bindjeve, vështirësive e dallimeve, lë të gjendet angazhimi i përbashkët për Kosovën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share