Abdixhiku: Familja e Kurtit jeton në BE, por popullin e Kosovës e ka izoluar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Pressing në T7 se kryeministri Kurti e ka jetën në rregull sepse familja i jeton në BE, ndërsa Kosovën e mban të izoluar, sipas tij.

“Fundja e ka jetën në rregull. Familja i jeton në Bashkim Europian, por popullin e Kosovës e mban të izoluar”, tha ai.

“E ka kriju bindjen para njerëzve, po çfarë jete modeste, 250 milionë euro tendera njëburimor njerëzit e tij e hajni e paprecidentë në historinë e Kosovës, ky është mashtrim populist si gjithçka tjetër”, tha Abdixhiku në Pressing./Express.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share