Në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni, nga Lëvizja Anti-Bixhoz, Xhemal Abdiu tha se ishte deri diku e pritshme që mos të dekretohet ky ligj nga presidenti Pendarovski.
”Dëmet nga bixhozi dihen, jorastësisht nga Lëvizja Anti-Bixhoz morrëm vendim që ti mbrojmë qytetarët, sepse bixhozi nuk njeh politikan apo asgjë sepse edhe familjet e tyre mund të rrezikohen nga kjo sëmundje, mos dekretimi nga presidenti Pendarovski ishte e pritur deri diku nga ne sepse ai edhe njëher u deklarua se nuk do të mbështes për shkak të procedurës përdorimit të flamurit evropian por kjo absolutisht nuk mba, pasi flamuri Evropian diktati evropian u anashkalua një popull i tërë në Maqedoni, sepse u mbajt ana e atyre që pasurohen në mënyrë të pandershme” – tha Abdiu nga Lëvizja Anti-Bixhoz. /tvklan.mk/