Abazoviq për Banjskën: Kosova doli fituese

Ish-kryeministri i Malit të zi, Dritan Abazoviq përveq diskutimeve rreth situatave që ka pasur gjatë periudhës së ti si kryministër ai po ashtu ka diskutuar edhe për situatën në very të vendit.

Tutje ai ka thënë se për këtë situate Albin Kurti ka alarmuar disa herë dhe se nga kjo situatë Kosova doli fituese.

“Sulmi i Banjskës për mendimin timë Serbia ka humbur dhe Kosova ka fituar dhe sa i takon Kosovës vetëm humbjen më të madhe e ka pasur humbjen e policit të ndjerë gjitha gjërat e tjera sa i përket politikës Kosova ka qenë fituese, është shpallë fituese se Kurti ka alarmoi disa herë”, ka thënë ai.

Ai tutje tha që politika e të gjithëve duhet të orientohet në drejtim të bashkëpunimit dhe jo konfliktit.

“Pas asaj që ka ndodhur në Banjskë, institucionet e Kosovës kanë marrë masa si të eleminojnë mundësitë që të ndodhin përseri”, ka thënë Abazoviq.

Abazoviq tha që bashkësia ndërkombëtare pas këtij sulmi duhet të jenë më të ashpër në kërkesat e tyre për bashkëpunim real dhe ekzistues.

I pyetur se a duhet që Serbia të jetë përgjegjëse për sulmin në Banjskë, Abazoviq tha që duhet të vihet te secili fakt dhe pastaj të dihet se kush është përgjegjësi kryesor.

“Janë përmendur shumë faktor duke përfshirë edhe Rusinë dhe kjo kërkon kohë që të vërtetohet”, ka thënë Abazoviq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share