Abazoviq i bindur: Milatoviq do të jetë President i Malit të Zi

Kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviq, pas votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, u ka bërë apel qytetarëve që të votojnë lirshëm dhe të qetë dhe që presidenti i ri i Malit të Zi të zgjidhet në një atmosferë dinjitoze, përcjell KlanM.

Abazoviqi shprehu bindjen e tij që Jakov Milatoviq të zgjidhet president.

“Personalisht, nuk pres ndonjë pasiguri. Jam i bindur se Mali i Zi sonte do të ketë presidentin e ri Jakov Milatoviq. Do të shënojë fundin e politikës së viteve 1990 në këtë rajon, si formalisht ashtu edhe përmbajtësor”, tha kryeministri Abazoviq pas votimit në Ulqin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share