Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ndodhet në Beograd për vizitë zyrtare.
Ai u prit me ceremoni zyrtare nga homologia e tij serbe, Ana Brnabiç. Abazoviç do të qëndrojë në Serbi për dy ditë dhe përveç kryeministres serbe, do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeparlamentarin Ivica Daçic.
Dritan Abazoviç e kishte paralajmëruar vizitën në Beograd nga Ohri, ku kishte marrë pjesë si vëzhgues në Samitin e “Ballkanit të Hapur”. Madje, ai kishte thënë se fakti që vizita e tij e parë në rajon do të jetë në Beograd tregon se po vjen një kohë më e mirë për bashkëpunim mes dy vendeve./klankosova