Abazoviç letër mbështetëse për Zelenskyn

Në letrën mbështetëse dërguar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri malazez Dritan Abazoviç ka shprehur ngushëllime për vuajtjet dhe humbjen e shumë jetëve të qytetarëve të pafajshëm ukrainas.

Me kurajë dhe dinjitet të pamatshëm, njerëzit tuaj dhe ju personalisht mahnitni të gjithë botën çdo ditë,” thekson Abazoviç.

Sipas Abazoviç në çmendurinë brutale dhe të paprovokuar të luftës, Ukraina po mbron nga agresioni jo vetëm atdheun e saj, por edhe të gjithë Evropën, si dhe vlerat demokratike dhe normat civilizuese mbi të cilat bazohet bota moderne.

Së bashku me qytetarët ukrainas, ju keni treguar më shumë se kushdo, duke mbrojtur vendin, nderin dhe dinjitetin tuaj, se Bashkimi Evropian (BE) është shumë më tepër se 27 shtete anëtare dhe se ai mund dhe duhet të mbrohet jashtë kufijve të tij aktualë.

Në letër kryeministri thekson se Mali i Zi, si vend kandidat për anëtarësim në BE, i cili ka përparuar më së shumti në negociata sesa shtetet e tjera te rajonit është i përkushtuar për anëtarësim të përshpejtuar në përputhje me meritat e tij.

Politika e zgjerimit është një nga politikat më të suksesshme të BE-së dhe ne duam që ajo të mbetet e tillë.

Përveç kësaj, shtoi ai, Mali i Zi është plotësisht në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe ka pranuar pa kompromis të gjitha masat kufizuese dhe sanksionet kundër Federatës Ruse, si shenjë e mbështetjes së pa rezervë për Bashkimin Evropian në mbrojtjen e vlerave të qytetërimit.

Sipas Abazoviçit, Mali i Zi mbështet synimet dhe dëshirat e Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe ai shpreson se do të ketë sukses në këtë.

Mali i Zi është i disponueshëm për të ndarë, në terma praktike, përvojën e tij në procesin e negociatave, në një mënyrë që është më e pranueshme për Ukrainën përfundon letra e Abazoviç për Zelensky-in.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share