Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga takimi me anëtarësinë partiake në Shemshovë, një pjesë të fjalimit të tij ia ka kushtuar të ndjerit, Abdilaqim Ademi, ish zëvendëskryeministër e ministër në qeveritë e kaluara nga BDI. Ahmeti e cilësoi Ademin si shumë të përkushtuar dhe atdhetar.
“Po jua them, gëzohej kur binte borë dhe bënte analiza a ishte bora e thatë apo e lagët. Më thoshte, Abaz, është e thatë, nuk ka ujë. Deri edhe tek burimet kujdesej se si do jenë, a do ketë për ujësjellësat, a do kenë hidrocentralet ujë, a do ketë energji apo jo. pse të mos i gëzohesh këtij përkushtimi”, tha mes tjerash Ahmeti, përcjell KlanMacedonia.
Ja çka tha Ahmeti për Ademin – video më poshtë!