AAA: Qeveria është stabile dhe nuk ka nevojë për ASH-në

TARAVARI DEL SI SHPËTIMTAR I ‘ZJARRIT’ NË BDI

Ndaj deklaratës së Taravarit kanë reaguar nga partia Alternativa e Afrim Gashit. Nga kjo parti thonë se qeveria është stabile dhe nuk ka nevoj për ASH-në. Sipas kësaj partie Arben Taravari përpiqet që përmes një serie të paraqitjeve ta arsyetojë gatishmërinë e tij për ta shpëtuar “zjarrin” e BDI-së.

“Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së. Qytetari sigurisht e kupton dhe e vëren dallimin se për çfarë arsye hyri AlternAtivA në qeveri dhe për çfarë arsye po ndodhë kjo vardisje e ASH-së drejt Qeverisë”, thonë nga Alternativa.

Ndryshe Ushtruesi i Detyrës Kryetar i ASH –së, Arben Taravari ka hedhur posht infomatat se është takuar me Ahmetin dhe Kovaçevskin për të negociuar rreth hyrjes së Ash-së në Qeveri.  Sipas tij këto janë insistime të BDI-së. Ndërkaq, sa i takon zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Taravari ngelët në qëndrimin se vendit i duhen zgjedhje në Mars apo në Prill të vitit të ardhshëm./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share