AAA: Pohimet e ambasadorit Holandez – të dorëhiqet ministri Lloga!

KËSHILLI GJYQËSOR I HESH POSHTË SI TË PABAZA POHIMET E AMBASADORIT

AlternAtivA shpreh shqetësim të thellë për vendimet e Mbretërisë së Holandës, për të ndërprerë projekt të dedikuar për Këshillin Gjyqësor. Nga kjo parti, sic njofton KlanM, akuzojnë për partizim të cdo instance në organet e gjyqësisë dhe kërkojnë dorëheqje.

”Prandaj, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, të paktën nga turpi, duhej menjëherë të dorëzojë dorëheqjen e parevokueshme dhe të pranojë publikisht se Arben Taravari, ai dhe Aleanca për Shqiptarët janë bashkëpjesëmarrës në përvojat partiake të BDI-së dhe LSDM-së në gjyqësor në dëm të rrugës strategjike të shtetit” – thonë nga Alternativa.

Ndaj intervistës për Radion Evropa e Lirë të ambasadorit holandez Dirk Jan Kop, kanë reaguar edhe nga Këshilli Gjyqësor.

Sipas tyre, sic percjell KlanM, ky këshill funksionon në bazë të ligjit dhe konform kompetencave sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor.

Në kolegjiumin e punës së Këshillit Gjyqësor, si të pabaza janë hedhur poshtë pohimet e ambasadori Dirk Jan Kop se Kryetari I ri I Këshillit është zgjedhur me procedurë jolegjitime dhe përë këtë shkak është pezulluar projekti katërvjeçar i financuar nga Holanda. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share