Korona virusi është në mesin tonë, por numri i të prekurve nuk është aq alarmant – tha për Televizionin Klan Maqedoni Drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, i cili sqaron se ky virus karakterizohet me lloj gripi i cili është i pranishëm si në sezonin e verës ashtu edhe në atë të dimrit.
“Korona Virusi është pjesë përbërëse e përditshmërisë së njerëzimit nuk mund të flasim se është kthyer apo ka shkuar dhe përsëri ka ardhur, korona virusi veç karakterizohet me gripin e sëmundjeve të traktit respirator e cila në fakt është e pranishme si në sezonin e verës ashtu edhe të dimrit, varësisht nga parakushtet të cilat I kanë në dispozicion dmth lëvizja e njerëzve e bënë të veten që të mund të rikthehet” – tha Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive.
Sipas Canës ky virus në këtë sezon vjen edhe për shkak fluksit të mërgimtarëve nga ku edhe lëvizja e njerëzve e shton numrin e personave të cilët mund të rezultojnë pozitiv.
Përveç Korona Virusit e pranishme është edhe kolla e keqe ku vetëm nga 26 Korrik deri më 01 Gusht janë regjistruar 25 raste të reja, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas Institutit, vetëm këtë vit janë regjistruar 981 raste me kollin e keq. Nga numri I përgjithshëm I rasteve 612 raste nuk janë vaksinuar. /tvklan.mk/