A po përgatitet BDI-ja për në opozitë? – Ahmeti: Tërhiqemi nga të gjitha nivelet e pushtetit…

Faton Ahmeti nga BDI nuk beson se VMRO e Mickoskit mban inat ndaj BDI-së për lënien jashtë pushtetit të partisë që drejtohej nga Gruevski në vitin 2017.

I pyetur nëse Ali Ahmeti dhe BDI po përgatiten për opozitë, Faton Ahmeti ishte decid, se do të tërhiqen nga qeveri nëse plotësohen kushtet.

“Le të urdhërojë VMRO-DPMNE të bëjë votimin edhe pastaj do ta shihni se sa seriozë jemi në këtë çështje. D.m.th, komplet ekzekutivi i BDI-së tërhiqet me të gjitha nivelet e pushtetit për t’ia siguruar vendit të ardhmen evropiane”, deklaroi Faton Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share