A po përdoren festat kombëtare për pikë politike?

Drejtori i ITKSH-së, Skënder Asani deklaroi se brenda institutit që ai e drejton nuk ka politikë, por shkencë. Sipas tij, aktivitetet e organizuara nga ky institut për festën e 22 Nëntorit bëjnë menjanimin e politikës ditore.

“Tek ne vijnë të gjithë dhe ne jemi të hapur në të githa aspektet dhe jo rastësisht punën që po e bëjmë në ato dimensione që t’i bashkojmë institucionet shkencore në Tiranë, Prishtinë dhe botën shqiptare reflektojmë kur i mbajmë nga 14 deri 22 Nëntor, kur e shohin punën tonë institucionale që çdo institucion vjen tek ne dhe prezanton, ajo vetvetiu ngre vetëdijen tek popullata, por edhe tek elitat politikke që të mos i shfrytëzojnë politikisht konferencat apo manifestimet që ne i mbajmë”, tha mes tjerash Skënder Asani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share