“Kjo është një grup I izoluar I ish-funksionarëve të lartë të qeverisë, për të cilët ekzistojnë dyshime për krime të bëra, të cilët së shpejti, nga sot do të nis të zbardhet
A po kërcënon Kryeministri Mickoski me arrestimin e funksionarëve të BDI-së?
Nëse interpretohet kjo deklaratë, mund të kuptohet se bëhet fjalë për BDI-në. Me ose pa qëllim, Kryeministri zbuloi se “kjo do të shihet së shpejti respektivisht nga sot”.
Kjo deklaratë e Kryeministrit ka shkaktuar reagimin e BDI-së. Integristët i bëjnë thirrje Kryeministrit, sic thonë, të ndalojë kërcënimet dhe retorikën e tij përçarëse e inflamatore.
BDI thotë se Mickoski nuk mund të frikësojë askënd, e aq më pak një popull që ka qenë gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë për drejtësinë dhe barazinë.
“Kryeministri ka kërcënuar sërish publikisht aktivitetin politik të partive politike, duke keqpërdorur institucionet shtetërore për të shtypur zërat politikë dhe etnikë të pakënaqësisë, me qëllim përhapjen e frikës përmes instrumenteve të shtetit. Të gjitha argumentet flasin në drejtim që shqetësimet tona për Gjuhën janë reale dhe të bazuara në fakte. Andaj, ka një mobilizim të gjerë, përtej vijave partiake, për të parandaluar përpjekjet që dëmtojnë të ardhmen e shtetit” – thonë nga BDI.
Sipas BDI-së, Shqiptarët janë rritur nën kërcënime të tilla nga policia dhe aparati shtetëror ndër shekuj, të cilat kishin për qëllim shtypjen e aktivizmit politik.
Por, sipas integristëve, historia ka treguar se këto përpjekje asnjëherë nuk kanë arritur të ndalin vullnetin e shqiptarëve për drejtësi dhe barazi. /tvklan.mk/