Duke komentuar krijimin e partive të reja shqiptare në Maqedoni, zëvendëskryeministri Artan Grubi theksoi se kjo ka ndodhur kundër idesë së Ali Ahmetit për bashkim të forcave politike shqiptare për ta ruajtur orientimin euroatlantik të Maqedonisë, në atë që e quajnë Front Evropian. Sipas Grubit, këto janë parti të vogla dhe nuk e rrezikojnë BDI-në.
“Ne filluam të krijojmë Frontin Pro-Evropian duke i ftuar të gjithë,. Edhe ASH-në për ta ndarë pushtetin me ta edhe PDSH-në edhe Lëvizjen Besa edhe Alternativën, që të gjithë të bëhen pjesë e Frontit Evropian sepse shqiptarët duhet të jenë gardianët e orientimit euroatlantik të këtij vendi. Dhe çfarë ndodhi? Sapo ne nisëm ta formojmë Fronti Evropian, nisën lindjet e partive politike të vogla nga përçarjet. U përça Besa, u përça Alternativa, u përça partia tjetër dhe u formuan tre apo katër parti si kundërpërgjigje e nismës unifikuese të zotit Ahmeti për Frontin Evropian, në mënyrë që t’i mundësohet kapacitet koalicionues partisë e cila është kundër Evropës, në këtë rast VMRO-DPMNE-së”, deklaroi ARtan Grubi./KlanMacedonia