Duke folur për aktualitetin politik dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, Bujar Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, u shpreh se BDI është në situatë shumë komode dhe nuk ka nevojë të lusë askënd për koalicion. Sipas tij, kryesia e BDI-së e ka autorizuar kreun e saj, Ali Ahmetin që të zhvillojë bisedimet me partitë tjera, mes tyre edhe me Aleancën për Shqiptarët.
Osmani përmendi edhe situatln gjeo-politike në botë dhe nevojë për krijimin e një fronti evropian kundër ndikimeve ruse në vend e rajon.
“Duke qenë të vetëdishëm se tani po ndahen rrugët për një periudhë të gjatë për shtetin, mendojmë se duhet forcat evropiane të koncentrohen rreth një platforme, e cila do të përkthejë nesër vullnetin në qeverisjen ardhshme dhe do të vendosë vija të kuqe për të gjithë ata që do të tentojnë ta mbajnë vendin dhe të ardhmen e njerëzve peng, për shkak të interesave të tyre partiake”, deklaroi Osmani./KlanMacedonia