A mundësohet kthimi i Gruevskit me Kodin Penal? – Rexhepi: Unë kam një frikë që…

Skënder Rexhepi Zejdi personalisht mendon se nuk do t’i mundësohet kthimi i lirë në Maqedoni, ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Shqetësim më i madh se ky, për Zejdin është ideja eventuale për qeveri të zgjeruar, përcjell KlanM.

“Unë kam një frikë që mos të rikthehet ajo teza e mëparshme e një qeverie të zgjeruar LSDM-VMRO pa ndikim të faktorit shqiptar, që ishte shumë më e dëmshme se Kodi Penal”, deklaroi Zejd Rexhepi.

Në këmbënguljen e gazetares Xhumadije Ibraimi për të marrë një përgjigje direkte nëse mund të ndodhë diçka e tillë si qeveria e zgjeruar, Rexhepi nuk e hodhi poshtë si ide.

“Nëse ndodhi Kodi Penal ku shumë kriminelë amnistohen, çfarë ua merr mendja? Deri ku mund të shkojë pushteti apo subjektet të ndryshme politike për të arritur deri te ndryshimet kushtetuese”, tha shkurt Rexhepi, duke shtuar se në këto lëvizje apo qeveri të zgjeruar, LSDM dhe VMRO mund të marrin edhe parti shqiptare, por vetëm si “satelitë” pa ndikim në vendimmarrje./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share