A mund t’ia shohë Portugalia “sherrin” Frankfurtit?

Portugalia luan sot kundër Sllovenisë në kuadër të 1/8 së finales së EURO 2024-shit.

Ndeshja zhvillohet në qytetin e Frankfurtit që deri tash ka rezultuar “baksuz” për favoritët në këtë kampionat.

Në këtë stadium, Belgjika u mposht nga Sllovakia, Anglia nuk arriti më shumë se një barazim me Danimarkën, ndërkaq Gjermania mezi gjeti barazimin ndaj Zvicrës në fund të takimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share