A mund të pastrohet hapësira “online”? – Blerant Ramadani: Është problematike sepse…

Koordinatori Nacional për Informatikë në Qeverinë e Maqedonisë, Blerant Ramadani në KlanDebat shpjegoi mënyrën se si funksionojnë alrgoritmet e inteligjencës artificiale në rrjetet sociale. Sipas tij, është shumë problem kufizimi apo pastrimii hapësirës onlajn, por sugjeroi që këtë ta bëjnë në mënyrë manuale vet përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Për momentin, metoda më efektive është duke përdorur disa mjete manuale. Përdoruesi mund të zgjedhë se çfarë përmbajtjeje mund t’i paraqitet….realisht nëse të paraqitet një përmbajtje që është jashtë normave tua të shikueshmërisë ke opsion ta raportosh si të padëshirueshëm, të dhunshme dhe kjo duhet të bëhet nga secili përdorues i rrjeteve sociale që synon të japë kontribut. Për momentin ky është kontributi më efektiv që mund të ndodhë nga çdo individ”, theksoi ramadani në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share