NË INTERVISTËN PËR “360 SHKALLË” MINISTRI NUK I PËRGËNJESHTROI KËTO POHIME
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë një interviste për “360 shkallë” ka theksuar se disa herë ka dhënë përgjigje konkrete në pyetjen – nëse ka ambicje të jetë kandidat për President të vendit ose lider i LSDM-së. Sipas tij me rëndësi për momentin është të realizohen projektet dhe reformat në Ministrinë që udhëhiqet nga ai.
“Mund të thoni – përgënjeshtroj, heq dorë, vendos pikë – s`kam ambicje as për kandidat për shef të shtetit e as për lider të LSDM-së?
-Ju mund të më pyesni çfarë të doni, kurse unë si do të përgjigjem është e drejta ime dhe këtë të drejtë nuk ua lëshoj juve si gazetar, mendoj se ju dhash përgjigje shumë të qarta”
Në pyetjen e gazetarit se përgjigja e Spasovskit nuk nënkupton përgënjeshtrimin, Ministri tha se është konstatim I gazetarit dhe se nuk dëshiron që ky debat të zhvillohet në opinion dhe media, porn ë parti, kur të vijë momenti.
I pyetur për përshtypjet e opinionit se në periudhën e fundit është në fushatë për ppromovim personal, duke marrë parasysh prezenca në një sërë ngjarjes që nuk kanë lidhje me Ministrinë e Brendshme, Spasovski është përgjigjur se angazhohet që të jetë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe se këtë më së miri e bën përmes kontakteve të drejtpërdrejta./KlanMacedonia