Në kryesinë e Lëvizjes Besa as nuk është biseduar e as nuk bisedohet për emra të përveçëm dhe për persona që nuk janë pjesë e vendimmarrjes aktive në organe. Kështu konstatoi në Klan Debat, zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.
Hoxha u shpreh i përmabjtur në çdo komentim për situatën, duke shtuar se rrugëtimi i Lëvizjes Besa, sipas tij, ka dëshmuar se ata kanë pasur të drejtë në kauzën e tyre. Rrugëtimi i Besës, sipas Hoxhës, ka qenë më i vështirë se çdo parti tjetër.
“Unë nuk e di se z.Ismaili ka pasur ndonjë funksion brenda Alternativës. Nëse është ndryshe le të më korrigjojnë. Nuk ka pasur ndonjë pozicion publik”, tha mes tjerash Hoxha, duke mohuar zërat se largimi i Adnan Ismailit nga Alernativa mund të ketë shtyrë partitë të bashkëpunojnë./KlanMacedonia