Situata në M-NAV nuk ka qenë aq “bardhë e zi” sipas Bujar Osmanit, i cili shtoi se po krijohen shumë teori konspirative me rastin e fundit të cilat keqpërdoren politikisht.
“Unë mendoj se ashtu si do zbehet dimensioni politik i rastit, do të shihet se çfarë paske qenë atje dhe cilat janë relacionet e secilit”, tha Osmani.
SIpas Osmanit, strukturave të caktuara iu pengon rritja e numrit të shqiptarëve në institucionet e shtetit.
“Ka qenë rreth 0.2% përfaqësimi i shqiptarëve, kurse sot është rreth 30% dhe natyrisht se do të ketë devijime, mangësi, keqpërdorime, mirëpo ju nuk mund të bëni konspiracion dhe të akuzoninjë popull të tërë për kriminalitet”, tha mes tjerash Osmani./KlanMacedonia