Vjollca Berisha nga Aleanca për Shqiptarët ka kundërshtuar Zeqirija Ibrahimin e Alternativës rreth idesë së Asociacionit. Berisha thotë se Alternativa është tërhequr prej kësaj ideje pasi e ka parë se është e gabuar. Por Ibrahimi e mohon, duke thënë se nuk është tërhequr.
Temë e polemikave ishte edhe kërkesa e Ziadin Selës në fushatën e kaluar të zgjedhjeve lokale, që sipas Ibrahimit ishte e njejtë me këtë të Asociacionit, ndërsa Berisha e mohon, duke thënë se ajo ka qenë vetëm ide për bashkëpunim kulturor.
“Unë e kam të qartë, se kjo është propagandë politike e njeriut që ia kanë marrë lodrën nga dora, që ka qenë para dy ditëve në qeveri dhe si një fëmijë që qan për lodrën. Domethënë është një pompozitet”, tha mes tjerash Vjollca Berisha nga ASH.
“Domethënë tash e keni lodrën ju?”, e ndërpret Ibrahimi nga Alternativa.
“Epo tash, po”, përgjigjet Berisha nga ASH./KlanMacedonia