Ligjet nuk bëhen nëpër zyra, por me grupe punuese me debate publike. ky është mendimi i Azir Aliut, Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë në Maqedoni. Aliu në Klan Debat u pyet për konfrontimin që raportohet ta ketë pasur me 5 televizione, lidhur me ligjin për mediat.
“Ne punojmë me të gjithë institucionet, punpjmë bashkë dhe takohemi shumë shpesh. E ceka më herët se kemi ekspertë të brendshëm dhe të jahteëm. Për konfrontimet, varet kush si i sheh. Është ambient pune në të cilin kërkesat, mundësitë dhe direktivat europiane janë ato që janë. Ne nuk bëjmë asgjë jashtë direktivave europiane… në fakt nuk është luftë, janë grupe punuese ku punojmë bashkë, unë jam shumë i hapur për këtë ligj”, tha mes tjerash Azir Aliu në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia