Shemsi Sallai nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit shprehet i zhgënjyer nga veprimi i organeve të drejtësisë në lidhje me iniciativat që ky komision i ka ngritur deri tani, ku sipas tij është konstatuar korrupsion. KSHPK është e pafuqishme në këtë drejtim.
“Ne bëjmë konstatimin nëse ka korrupsion dhe ngrejmë inciativeë. Këtu mbaron puna jonël. Se sa veprojnë pastaj organet, ajo është punë tjetër. Deri sot asnjë iniciativë nuk ka shkuar deri në fund. Ose nuk ka bazë, ose nuk ka elemente, ose gjoja nuk e kemi përpiluar mirë”, deklaroi Shemsi Sallai në Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia