Reagim histerik dhe për interesa të politikës ditore, e cilëson zëvendëskryeministri Grubi fushatën e opozitës maqedonase kundër projektit Korridori 8 dhe atij 10 D. Kjo sepse sipas Grubit, realizimi i këtij projekti do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe për pasojë edhe tek rritjen e besueshmërisë së qeverisë tek qytetarët, përcjell KlanM.
Përveç elementeve antishqiptare, në fushatën e opozitës, sipas Grubit, ka elemente anti-NATO, antiamerikane, antizhvillim e të ngjashme.
“Kjo rezistencë ka të bëjë vetëm me propagandë për politikë ditore nga ana e opozitës dhe të tjerëve që nxisin rikthimin e këtij moratoriumi mbi 30 vjeçar për ndërtimin e Korridorit 8”, tha mes tjerash Artan Grubi./KlanMacedonia