A ka besim tek njerëzit? Dashamir Shehi: E kam hongër përherë…

Këtë të Hënë në “Opinion” në Tv Klan është diskutuar sa i takon nivelit të ulët të besimit që shqiptarët kanë me njëri-tjetrin.

Dashamir Shehi është shprehur se mosbesimi i ndërsjellë është i dëmshëm për shoqërinë, e nisur nga eksperiencat e tij personale ai thotë se beson shumë dhe po ashtu është zhgënjyer nga njerëzit.

Dashamir Shehi: Unë në fakt erdha duke besuar se kjo është çështje për institucionin, besimin e kështu, por këtë besimin njerëzor këto gocat e reja mund ta shpjegojnë më mirë sepse këtu hyjmë në antropologji shoqërore pastaj.

Blendi Fevziu: Ore ke besim te njerëzit apo jo?

Dashamir Shehi: Megjithatë, unë fatkeqësisht jam nga ato që besoj. Jam i gabuar në këtë shoqëri.

Blendi Fevziu: Pse?

Dashamir Shehi: Se normalisht këtu s’besojnë…

Blendi Fevziu: Edhe beson dhe se ke hongër najher?

Dashamir Shehi: Pikërisht se e kam hongër përherë, prandaj po të them.

Blendi Fevziu: E ke hongër shumë?

Dashamir Shehi: Besoj se… Jo tek të gjithë, por sa më i hapur të jesh në mendje aq më shumë beson. Nëse ti komshiun e sheh si kundërshtar, mbrapa malit është armiku siç e kemi ne shqiptarët, ti fillon e bëhesh dyshues për çdo gjë. Ditën që fillon dhe dyshon për çdo gjë ti merr vendime të gabuara në rrafshin shoqëror./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share