A jemi të vetmet qenie në univers? Përgjigjja është vetëm një ditë larg

Astronomët besojnë se një mesazh i dërguar drejt hapësirës 40 vjet më parë mund të dallohet nesër dhe  të provojë ekzistencën e jetës jashtëtokësore.

Më 15 Gusht 1983, profesorët Masaki Morimoti dhe Hisashi Hirayabashi përdorën një antenë në Universitetin e Stanfordit në SHBA për të dërguar një mori sinjalesh radio drejt kozmosit. Mesazhi konsistonte në  13 vizatime që portretizonin historinë e jetës në Tokë, sistemin tonë diellor dhe strukturën e ADN-së.

Ylli Altair është 16.7 vite dritë larg, bën pjesë në yjësinë Aquila dhe është ylli i 12-të më i ndritshëm në qiell. Shkencëtarët mendojnë se mund të ketë një ekzoplanet pranë tij ku ka jetë.

Më 22 Gusht, në orën 10 të mbrëmjes, ekipi kërkimor do të përdorë një antenë në Saku, Japoni për të skanuar qiejt rreth një orë, në pritje të një përgjigjeje.

Data 22 është simbolike. Japonia feston Tanabata ose ndryshe “festivalin e yjeve” në ditën e shtatë të muajit të shtatë (7 Korrik). Por në kalendarin hënor Tanabata përkon me 22 Gushtin, ndaj edhe u zgjodh kjo datë.

Nëse nesër do të  merret një përgjigje, kjo mbetet për t’u parë, por duke qenë se pranë Altair nuk është  gjendur ende ndonjë ekzoplanet, një sinjal do të ishte një surprizë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share