“A jam keqpërdorur?” – Naser Ziberi: Ky ishte maksimumi që mund të merrej

Avokati i Popullit, Naser Ziberi në Klan Debat ka deklaruar se marrëveshja mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ka qenë maksimumi që mund të nxirrej në aspektin e kërkesave të shqiptarëve. 3 muaj kryeministër, sipas Ziberit, kanë qenë arritja më e madhe e mundshme e momentit.

Ziberi shtoi se nominimi i tij për kryeministër dhe fushata për kryeministër shqiptar e ngriti BDI-në nga 10 deputetë në 15 mandate deputetësh.

“A jam keqpërdorur? Unë nuk e shoh se jam keqpërodrur në kuptimin e mashtrimit sepse të gjitha negociatat që u zhvilluan për formimin e qeverisë së re, unë dhe Ahmeti në mënyrë ditore jemi dëgjuar, jemi takuar, kemi biseduar se si kanë lëvizur pozicionet dhe unë jam bindur se maksimumi që ka mund të nxjerrë zoti Ahmeti ka qenë ajo marrëveshje që u publikua”, tha Ziberi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share