“A ja vlen të amnistohen disa kriminelë për një të ardhme më të mirë…” – Zejdi: Nuk mund t’i pushkatojmë deputetët që votuan ndryshimet e Kodit Penal

Deputeti Skënder Rexhepi në Klan Debat rrëfeu se nuk ka marrë pjesë qëllimisht në senacën ku u votuan ndryshimet e Kodit Penal. këtë ai e arsyetoi me parimet e tij.

“Nuk shkova se kjo binte ndesh me parimet e mia”, tha Zejdi, duke arsyetuar më tej veprimin e deputetëve tjerë që votuan ndryshimet.

“Megjithatë, ne nuk mund t’i pushkatojmë deputetët që votuan”, tha Rexhepi.

Sipas tij, shumica parlamentare ka marrë përsipër edhe barrën e vetflijimit politik vetëm për të çuar përpara procesin e integrimit.

“A ja vlen çmimi për të amnestuar disa kriminelë, që padyshim janë kriminelë, padyshim janë dëmi më i madh që i është bërë shoqërisë sonë, përfshirë edhe asaj shqiptare, por megjithatë, për një ardhmëri më të mirë të gjeneratave që do të vijnë në të ardhmen, a ia vlen që të bëhet një lëshim i tillë? Këtë duhet ta mendojë çdo qytetar”, deklaroi Skënder Rexhepi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share