I pyetur se si ka mundësi që as VMRO-ja nuk kundërshtoi e nuk mori iniciativë për t’i ndaluar ndryshimet e Kodit Penal, deputeti dhe kreu i Lëvizjes Populli, Skënder Rexhepi në Klan Debat, u shpreh se koha do ta dëshmojë këtë.
“Nuk ishte rastësi ajo, por megjithatë të shpresojmë që ka gisht ndonjë mik i madh edhe i shqiptarëve, por edhe i vendit me çka këto ndryshime do të sjellin ndryshimet kushtetuese”, tha shkurtimisht Zejdi.
Megjithatë ai pranoi se vet nuk ka shkuar në seancë për të votuar për shkak se kjo bie ndesh me bindjet e tij./KlanMacedonia