Ndarja mes Arjanit Hoxhës dhe Lëvizjes Besa ka ndodhur për parime. Kështu është shprehur në Klan Debat ish zëvendëkryetari i Besës, Arjanit Hoxha. Sipas tij, Fatmir Limani nuk ka qenë arsye e largimit, siç aludohet në qarqe të ndryshme.
“Nuk ka arsye individualiste brenda asaj që unë jam larguar nga Lëvizja Besa… Nuk ka të bëjë as ndonjë inat individual e as ndonjë interes individual apo grupor”, tha Hoxha.
Hoxha shtoi se para largimit është ulur me Bilall Kasamin dhe ka diskutuar e ia ka thënë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me mënyrën e zhvillimit të politikës në parti./KlanMacedonia