A i vërteton Alternativa tezat e Mickoskit se Edi Rama përzihet në politikën e brendshme të Maqedonisë?

I pyetur në Klan Debat se mos vallë me deklaratat e tij, po vërteton tezat e VMRO-së dhe Mickoskit se Edi Rama po përzihet në çështjet e brendshme të politikës në Maqedoni, Zeqirija Ibrahimi mohoi një gjë të tillë.

“Nuk është në kontekst të kësaj. Po bëni aluzion të gabuar. E thash se për shkak se hapja e negociatave të Shqipërisë ishte e lidhur ngushtë me hapjen e negociatave për Maqedoninë, ndërsa hapja e negociatave me Maqedoninë ishte e lidhur me stabilitetin e qeverisë, prandaj Edi Rama i ka kërkuar Afrim Gashit që është mirë që Alternativa të futet në qeveri që të stabilizohet qeveria, që të marrin datë edhe Maqedonia edhe Shqipëria”, sqaroi Ibrahimi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share