Duke folur për ligjin për veting dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, Bujar Osmani në Klan Debat, mohoi zërat se largimi i disa drejtorëve dhe funksionarëve të BDI-së ka pasur të bëjë me këtë çështje . Sipas tij ndryshimet janë bërë në kuadër të kyçjes në qeveri të partnerit të ri, Aleancës për Shqiptarët.
“Ajo ka qenë në kuadër të koalicionimit të ri, përshkak se kur kemi një parti të re politike në qeveri ju duhet të ridistribuoheni, pastaj përgjegjësitë politike dhe në kuadër të asaj marrëveshje që është bërë me partitë politike, partinë politike e cila është bërë pjesë e qeverisë dhe janë bërë këto ndyshime. Vetingu nuk ka nisur zyrtarisht për shkak se nuk e kemi një ligj që do e mundësonte një gjë të tillë, por ja përseri në emër të BDI-së po bëj thirrje publike që të miratojmë këtë ligj dhe njëherë e përgjithmonë të shohim se kush qenkan ata të korruptuarit? Kush qenkan ata të cilët shfrytëzojnë zyrat publike për interrsat e tyre personale ose familjare? Nuk them që nuk ka të tillë, por mënyra më e mirë do bëheshte institucionalisht dhe ja nuk po e mohoj edhe mundësinë që në kuadër të atij zinxhiri të institucioneve të verifikimit të ketë edhe një institucion ndërkombëtar plus me kredibiltet”, tha mes tjerash Bujar Osmani./KlanMacedonia