Hatërmbetjet e së kaluarës veç mund të shtojnë përçarjet dhe kjo nuk i hyn në punë qytetarëve, sipas Bilall Kasamit. Ai thotë se të dyja palët, edhe Besa edhe Alternativa, nuk diskutojnë se kush ka pasur të drejtë në periudhën e përçarjes, duke vënë në radhë të parë, sipas tij, kërkesat e qytetarëve për ndryshim.
“Ne nuk jemi rikthyer në situatën se kush kishte të drejtë, ne e kuptuam se bashkë gabuam. Pse gabuam? Sepse BDI edhe pas asaj periudhe për një apo dy madate vazhdoi të jetë në qeveri. Nëse ndonjëri do të kishim pasur të drejtë, sigurisht që do të kishim arritur që sot veçmas ta kishim bërë ndryshimin. E kur e kuptuam se nuk mund ta bëjmë veçmas ndryshimin, kur e kuptuam që shqiptari i rëndomtë me hallet të cilat i ka kërkon që të bashkohemi, të tejkalojmë vetveten, të tejkalojmë kapriçot personale dhe t’i rikthehemi bashkimit të forcave për të bërë ndryshimin, ne sigurisht që ato hatlërmbetje i kemi tejkaluar dhe sot jemi bashkë”, deklaroi Bilall Kasami./KlanMacedonia