A është takuar në Prishtinë me shefin e CIA-s kreu i BDI-së, Ali Ahmeti? BDI as mohon e as nuk konfirmon takimin e Ahmetit e me shefin e CIA-s

Vizita që shefi i CIA-s, William Burns pati në Prishtinë është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes. Analistët në Kosovë pretendojnë se Burns përveç Kurtit dhe Osmanit ka takuar edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Nga BDI-ja, as nuk e mohojnë, por as nuk e pohojnë nëse Ahmeti ka takuar Burns-in.  Por për këtë temë ka folur miku i afërt i Ali Ahmetit, Ismet Sylejmani.

A është takuar në Prishtinë me shefin e CIA-s kreu I BDI-së Ali Ahmeti?   Kjo është dilema që kanë hapur opinionistët në Kosovë të cilët pretendojnë se shefi I CIA-s Wiliam Burns gjatë vizitës së tij në Prishtinë përvec takimeve me zyrtarët e Kosovës ka takuar edhe personalitete politike nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

(Biesdë në emisionin Kosova Today në Klan Kosova)

“Personat dhe personalitet që kanë ardhur, nuk është e vështirë..

A mund të jetë Edi Rama?

-Mund të them që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria…”

Duke mos zbuluar detaje, komentuesit politik në Kosovë thonë se takimi ka të bëjë me sigurinë e shteteve në këtë periudhë.

Klan Maqedoni kërkoi përgjigje për këtë nga BDI. Ata as kanë mohuar e as konfirmuar se lideri i tyre Ali Ahmeti të jetë takuar në Prishtinë me shefin e CIA-s Burns.

Ndryshe sot e veprimtari i çështjes kombëtare dhe miku i Ali Ahmetit, Ismet Sylejmani ka shkruar lidhur me këtë çështje.

“Vlera historike dhe rëndësia e madhe strategjike e takimit që do të mbetet përgjithmonë enigmë, dëshmon qartë se sa e madhe  është fuqia politike dhe kombëtare, shtetformuese dhe ligjzbatuese në Maqedoninë e Veriut, të personalitetit të padiskutueshëm të popullit, Atdheut dhe Kombit Ai Ahmeti dhe platformës së Tij të qartë e të prerë pro euroatlantike! Popujt dhe kombet i kanë të rrallë udhëheqësit e tyre! I tillë për popullin, Atdheun dhe Kombin shqiptar është Ali Ahmeti!”, ka shkruar Sylejmani

Gjatë qëndrimit në rajonë, Drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, CIA, anashkaloi Maqedoninë e Veriut. Ai vizitoi Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share