Pozita e Presidentit të RMV-së nuk do të jetë e fundit që do ta kërkojë BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Kështu theksoi Artan Grubi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, duke u përgjigjur në pyetjen e analistit Gazmend Ajdini. Pyetja kishte të bënte me 12 pozitat shtetërore, që sipas Grubit, Ali Ahmeti i kishte paralajmëlruar që në vitin 2009.Mes tyre kanë qenë kryeparlamentari, kryeministri, disa ministri e pozita tjera.
Në radhë, sipas asaj që diskutoi Grubi me analistët Gazmend Ajdini dhe Albert Musliu, duhet të jenë Shefi i Sigurimit të Shtetit (ANB), Guvernatori i Bankës Qendrore dhe Shefi i Shatmadhorisë në Armatën e RMV-së./tvklan.mk