Ne kalojmë shumë kohë në punë.
Sipas CNN, një sondazh nga Gallup thotë se të rriturit amerikanë që punojnë me kohë të plotë shpenzojnë mesatarisht 47 orë në javë duke punuar.
Duke qenë se pjesën më të madhe të kohës e kalojmë në zyrë, të paktën duhet të sigurohemi që kjo është puna e duhur për ne, apo jo?
Të ngecësh në vendin e gabuar nuk është një gjë e mirë për ty.
Ja disa shenja që tregojnë se ti je në punën e duhur:
1. Koha fluturon pa e kuptuar
Ti habitesh gjithmonë sa herë që shikon orën në punë. Duket sikur minutat rendin me vrap pas njëri-tjetrit. Kjo nuk do të thotë se ty po të mbaron koha – por ti ke kryer shumë detyra. Dita kalon shumë shpejt për ty.
Kjo është një shenjë që tregon se je në vendin e duhur, sepse siç e dimë koha kalon shpejt kur je duke u argëtuar, shkruan Ekonomia Online.
2. Ti e sfidon veten dhe ndërmerr rreziqe
Ti je i gatshëm ta ndryshosh “monotoninë” e ditëve të zakonshme. Ti je pjesë e një kompanie që nuk I ndëshkon të gjitha gabimet e vogla dhe kjo gjë i shtyn punonjësit të eksperimentojnë dhe të testojnë limitet e tyre. Sigurisht që kjo është pak e frikshme si ide, por gjithashtu është një shenjë që ti je në ambientin e punës së duhur.
3. Ty nuk të nevojitet kafe çdo mëngjes
Ndoshta ti merr një kafe rrugës për në punë, por nuk është se të duhet patjetër për të qenë zgjuar. Energjia jote buron nga dëshira për të punuar duke qenë se detyrat që ke janë çdo ditë interesante.
4. Ti ke një shef që gjithmonë të nxit për më shumë
Ti ndoshta mendon se të kesh një shef “të butë” është një shenjë që tregon se ti ke një punë të shkëlqyer. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. “Shefat e butë” shmangin konfliktet e ndryshme që mund të dëmtojnë ekipin e tyre.
Shefat e mirë e dinë se kur duhet t’i përkrahin dhe kur duhet t’i nxisin punonjësit e tyre të përpiqen më shumë. Ti je në punën e duhur nëse drejtuesi jot është në gjendje të balancojë dhe të sfidojë limitet e tua për të bërë më të mirën e mundshme.
5. Kolegët janë më shumë miq për ty
Ti je shumë i lidhur me njerëzit me të cilët punon. Sigurisht që ju jeni kërkues dhe e nxisni njëri-tjetrin por në fund të ditës ju jeni përsëri një skuadër. Nëse i konsideron kolegët e tu si shokë kjo është një gjë shumë pozitive dhe e nevojshme për mbarëvajtjen e punës.
6. Ti ke kohë mjaftueshëm për njerëzit e tu të dashur – dhe për veten
Një punë e çfarëdoshme që shkatërron shëndetin tënd, marrëdhëniet personale apo balancën punë-jetë nuk ja vlen as t’i përmendet emri.
Ti e di që kjo është puna e duhur kur ajo të lejon të jesh i suksesshëm ndërkohë që të ofron kohë mjaftueshëm për familjen, miqtë dhe hobit e tua.
7. Ti je i qetë të dielave
Disa njerëz e urrejnë të dielën sepse ajo shënon mbarimin e fundjavës. Për ty fundjava është e çmuar. Ti shijon ditën tënde të pushimit.
Ti nuk duhet të ndihesh i lodhur apo i mërzitur mbrëmjen e së dielës. Në fakt ti duhet të ndihesh mirë që e ke mbyllur dhe një javë pune.
8. Ty nuk të mbyllet goja kur flet për punën
Ky është një zakon i bezdisshëm (sidomos nëse nuk di t’i tregosh historitë shkurt apo nëse mburresh), por gjithashtu është një shenjë e mirë kur ke diçka pozitive apo argëtuese për të treguar rreth punës tënde – nëse tregohesh I sinqertë sigurisht. Kjo tregon që ti je shumë i lidhur me punën tënde dhe ke dëshirë të ndash me të tjerët çdo gjë rreth saj.
Por sigurohu që mos t’i lodhesh miqtë dhe familjen vetëm me muhabete pune.
9. Paratë nuk janë problem për ty
Edhe puna e ëndrrave mund të shndërrohet në një makth nëse nuk paguhesh mirë.
Njerëzit që janë në punën e duhur nuk e kanë këtë problem. Harroje “rrogën e duhur” – rroga jote është e shkëlqyer. Ti ndihesh sikur paga jote është reflektim i duhur i vlerës që ti sjell në organizatë.
10. Ti do vendin e shefit
Nëse të pëlqen puna që bën por arritjet e shefit të krijojnë një zili profesionale, kjo nuk është një shenjë e keqe. Kjo do të thotë se ndoshta ti ndihesh i përshtatshëm për një pozicion të ri, për të ngjitur një trajektore rritëse në kompani. (BusinessInsider)