E pyetur nëse ka ndryshuar qëndrim ASH në lidhje me BDI-në, për të cilën kanë thënë se është “e keqja e shqiptarëve”, Vjollca Berisha nga kjo parti theksoi se kjo ësht diçka e madhe për ta thënë për një parti politike. Megjithatë ajo përmendi përçarjet në BDI me “Grupin e zjarrit”, duke e cilësuar si diçka të keqe brenda kësaj partie, përcjell KlanM.
“Shikoni, ne çka kemi thënë u vërtetua. Sepse ndarja e BDI-së tregoi se diçka të keqe kishte brenda”, theksoi Vjollca Berisha në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia