Në emisionin PitStop në Klan Maqedoni me gazetarin Arian Demolli, fotografi multimedial Naser Ismaili tha se fotoshopin me një kohë e përdorte më shumë por tani mundohet sa më pak dhe atë që e pëdor të mos vërehet në fotografitë profesionale, dhe sipas Ismailit klientët shfaqen të lumtur nga puna e tij.
”Me një kohë e kam pëdorur më shumë fotoshopin dhe tani kur i shoh ato fotografi nuk më kënaqin edhe aq shumë por besoj se edhe kërkesa e njerëzve ka qenë më e madhe, kohëve fundit nuk e pëdori shumë dhe mundona që edhe atëher kur e përdori të mos vërehet fotoshopi dhe me qenë klienti i kënaqur pra të thotë un jam ky personi në foto e jo të duket si ndonjë person tjetër” – tha Naser Ismaili. /KlanMacedonia/