Nuk ka mosmarrëveshje mes Ali Ahmeti dhe Naser Ziberit në lidhje me heqjen dorë nga kërkesa për kryeministër shqiptar në këmbim të ndryshimeve kushtetuese. Kështu ka deklaruar në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, ish kandidati i BDI-së për kryeministër, Naser Ziberi. Ai thotë se integrimi i vendit në BE është shumë i rëndësisheëm se pozita e kryeministrit.
“Po, ne kemi biseduar me zotin Ahmeti për këtë çështje. Unë i kam thënë atij se po të jetë çështja që unë të zgjedh mes këtyre dy ofertave, unë integrimin evropian të vendit do ta kisha vënënë rend të parë”, tha mes tjerash Naser Ziberi.
Ziberi “thuri lavde” për kreun e BDI-së, për sakrificën që sipas tij, po e bën ai dhe subjekti i tij, për të ardhmen e vendit /KlanMacedonia