Në emisionin ”Pit Stop” në Klan Maqedoni, këngëtari Aziz Murati tha se çmimi i dasmave nuk është rritur por duke marrë parasysh harxhimet dhe rritjet që po bëhen çdo ditë, se edhe puna e këngëtareve ka edhe tjera harxhime të cilat ata i mbulojnë.
”Unë nuk kam rritur çmimet pra ne e kemi sezonin e verës Korrik dhe Gusht është çmimi më i lartë ajo dihet, pra kërkesat e mëdha i bëjnë gurbetçarët ata na rezervojnë më herët sepse i caktojnë pushimet verore. Por unë e arsyetoj çmimin në sezon sepse jam vet i dhjeti, transporti ,zërimi, puntort që montojn instrumentet” – tha Aziz Murati.
Ai madje tha se nga dëshira e madhe të ndonjë dasmori për ta marrë ata në dasmë nga disa raste që nuk kanë mundur ta paguajnë ai ka shkaur dhe ka kënduar pa para. /KlanMacedonia/