Duke folur për situatën në Armatën e Maqedonisë, Zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga vënë theksin në angazhimin e tij dhe subjektit të tij për përmirësimin dhe avancimin e numrit të shqiptarëve në MB.
“Ne jemi pjesë e këtij shteti dhe ky popull duhet njëherë e përgjithmonë ta kuptjoë se ne nuk mund të jemi pjesë e këtij shteti vetëm si numër, vetëm si ushtarë. ne duhet të jemi pjesë e këtij shteti në të gjitha strukturat”, tha zëvendësministri Jajaga.
Po a e duan shqiptarët uniformën e ARM-së?
“Po, shqiptarët e duan Armatën e Maqedonisë së Veriut, duan të jenë pjesë e saj dhe janë të mirëseardhur të angazhohen në të”, deklaroi Tiron Jajaga në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia