Loja e bilardos erdhi në Shqipëri në vitet 1900, por u popullarizua vetëm pas viteve ’90. Sipas Presidentit të Federatës Shqiptarë të Bilardos Edmond Loku kampionati i parë i kësaj loje u zhvillua në kryeqytet te Pallati i Kulturës në vitin 2002.
Ai tregoi sonte në “Opinion” se në këtë event mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama, i cili asokohe mbante detyrën e kryetarit të bashkisë.
Edmond Loku: Pas viteve ’90 filloi sërish loja e bilardos në Shqipëri dhe në masë fare. Madje kisha një shprehje, 3 milionë shqiptarë, gjysmë milioni luan bilardo. Dhe në në vitin 2002 u organizuam si shoqatë dhe thirrëm dhe Ramën, ishte kryetar bashkie…
-Di të luajë Rama, apo kot si unë?
Edmond Loku: Në 2022-in, kampionati i parë te Pallati i Kulturës. Erdhi, foli shumë mirë.
-Pra ju keni 22 vjet që organizoni?
Edmond Loku: Po vitin e parë si shoqatë, pastaj si Federatë./tvklan.al