A do të shkarkohet “Grupi i zjarrit”? – Ahmeti deklarohet para takimit në Reçicë

Kreu i BDI-së është deklaruar para takimi të thirrur në selinë e partisë në Reçicë të Tetovës. I pyetur nëse temë e takimit do të jetë shkarkimi i “Grupit të zjarrit”, Ali Ahmeti mohoi të ketë diçka të tillë, përcjell KlanMacedonia.

“Nuk ka të bëjë me shkarkime apo ngarkime. Ka të bëjë me konsulta mbi fillimin e zgjedhjeve në BDI, zgjedhje lokale nëpër degë dhe mobilizimin e koordinatorêve, të shefave të shtabeve zgjedhore”, tha mes tjerash Ahmeti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share