A do të kenë rritje page motrat medicinale në ambulantat private?

I pyetur nga gazetarja Xhumadije Ibrahimi në Klan Debat se a po merren masa për rritjen e pagave edhe për motrat medicinale që punojnë në institucionet private shëndetësore, ministri Mexhiti pohoi se ka iniciativë të tillë. Mexhiti theksoi se për shpejt ohë do të arrihet rezultat konkret në këtë drejtim.

“Kemi iniciativa të tilla. Kemi biseduar me Odën e mjekëve, Odën e farmacistëve, Odën e stomatologjisë edhe në këta klinikat që quhen koncesione apo private të ketë një balans dhe një limit se deri ku mund të zbresë rroga e një punëtori shëndetësor, të mos mund të nënçmohen mjekët, të mos nënçmohen motrat. Jemi në bisedime intensive dhe kjo për një kohë të shkurtër do të realizohet”, theksoi Mexhiti në klan Debat./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share